Skip to content
Të Gjitha

Protesta e 16 marsit, PD mblidhet sot

· 1 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbledh sot rreth orës 15:00, Kryesinë e partisë, teksa 16 marsi po afron ku do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës.

Në selinë blu do të mblidhen të gjithë deputetët e dorëhequr nga mandati si dhe kryetarët e degëve.

Në këtë mbledhje do të diskutohen dhe skenarët që do të ndjekë opozita, nëse do të vendos që kjo protestë të jetë e dhunshme si ajo e 16 shkurtit, ku opozita tentnuan të hyjnë në godinën e qeverisë.