Një shtetas 44 vjeçar nga Rrogozhina, ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, si autori i dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme të një sipërfaqeje toke. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi A. S., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke dhe ka demtuar pjeserisht magazinën me prodhime bujqësore të shtetasit S.Ll.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
Dogji me zjarr një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.S., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke dhe ka demtuar pjeserisht magazinën me prodhime bujqësore të shtetasit S.Ll.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.