Janë proceduar penalisht dy persona në qytetin e Durrësit, pasi zaptuan pronën publike duke vendoshur shezlongë në plazh. Në aksionin e ndërmarrë, policia procedoi shtetasit Dhurata Daci dhe Viktor Prendi.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrrollet nga Policia e Durrësit për konstatimin e zënies së hapësirës publike
Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi kishin zënë hapsirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre shtetasve që zaptojnë hapsirën publike duke vendosur shezlongë në mënyrë të paligjshme, proceduan penalisht shtetasit:
Dh. D., 52 vjeçe dhe V. P., 51 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në plazhin e “Porto Romanos”, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapsirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.
Policia e Durrësit është e vendosur në parandalimin e krimeve mjedisore dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të mos kryejnë asnjë veprim pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu fton qytetet të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112 duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin”, shkruhej në njoftimin e Policisë.