Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar situatën me pandeminë e COVID-19 në vendin tonë. Ai e ka konsideruar të rrezikshme rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus në Shqipëridhe tregon se shifrat janë rritur me 37% nga dje sot.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale i kërkon qeverisë që të thërrasin profesionistët dhe të lërë mënjanë arrogancën. Më tej Vasili ka akuzuar Komiteti Teknik të Ekspertëve, i cili sipas tij i kanë shkaktuar dëme të rënda shëndetit të shqiptarëve
Postimi i plotë i Petrit Vasilit
Qeveri shkundu, po te iken situata nga duart me Covid-in!!
Dje paralajmerova qarte se treguesit epidemiologjike flasin qarte per nje pershkallezim te rrezikshem te Covid ne Shqiperi.
Sot 379 raste te reja me Covid.
Rritja eshte plot 37% nga dje ne sot.
Rritja vazhdon fort dhe pa u ndalur.
Vjet ne kete kohe kishim vetem rreth 140 raste dhe situata ne vjeshte dimer precipitoi ne menyre katastrofike.
Sigurisht keta vazhdojne me strategjine e lige dhe vrastare te “lenies ne renie te lire te ecurise se pandemise”.
Therrisni profesionistet.
Boll bete sikur nuk degjoni.
Mjaft më me arrogance.
Mjaft më me budalleqet e porositura politike te Komitetit te Eksperteve, qe i shkaktuan aq deme te renda shendetit te shqiptareve.