Dita e hënë pritet të jetë një ditë e rëndësishme, pasi opozita shtohet më 6 deputetë, pra shkon në një total prej 10 deputetësh në Parlament.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në rendin e ditës në mbledhjen e KQZ-së është përcaktuar edhe dhënia e mandateve 3 deputetëve nga Partia Demokratike dhe 3 të tjerëve Lëvizja Socialiste për Integrim.
Bëhet fjalë për mandatet e Astrit Veliajt, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Viktor Tushaj, Nora Malaj dhe Vangjel Tavo.
Nga lista e kandidatëve të 2017 të PD marrin mandatet Lefter Maliqi, Ligoraq Karamelo dhe Majlinda Halili. Ndërsa nga LSI, Ediola Braha, Edlira Hyseni dhe Elda Hoti.
RENDI I DITËS
Shqyrtimi i projekt vendimeve:
Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Uniteti Kombëtar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Socialiste e Moderuar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Emigracioni Shqiptar” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Për regjistrimin si subjekt zgjedhor, “Partia Kombetare Konservatore Albania” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019.
Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike e Shqiperise, Qarku Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Astrit Veliaj.
Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Lezhe, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Viktor Tushaj.
Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Durres, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, znj. Nora Malaj.
Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Gjirokastër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Vangjel Tavo.
Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Gent Strazimiri.
Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, z. Klevis Balliu.
Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.