Zv.kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe me anë të një postimi në rrjetet sociale iu ka bërë apel qytetarëve që të bashkohen kundër zjarreve dhe të mos bëjnë sehir.
Braçe i ka konsideruar zjarrvënësit terroristë dhe ka kërkuar ndëshkim nga institucionet përkatëse për ta. Gjithashtu ai thotë se vetë qytetarët duhet të ndalojnë djegien e zjarreve nga kriminelët dhe duhet që të njoftojnë menjëherë policinë. Më tej Braçe ka falenderuar të gjitha forcat zjarrfikëse që kanë qëndruar në gatishmëri në këto ditë
Statusi nga Erion Braçe
PSE HABITENI?
ESHTE KRIM DHE TERROR!
ZJARR I VENE ME QELLIM E
ME DORE NJERIU ESHTE!
NUK SHUHET ME UUUUAAAA MAMI E
AS ME KENGE MLLEFI!
NJEREZ TE TJERE PO E SHUAJNE DHE
JANE 1 MILION FISH ME TE MIRE SE
KRIMINELET QE E NDEZEN DHE SEHIRXHINJTE NE FB, IG, Të!
Dua ti falenderoj pa fund ekuipazhet e zjarrefikesve te KUKESIT (2), aeroportit te KUKESIT (1), aeroportit te TIRANES (1), bashkise se TIRANES (1), SHKODRES (1), Forces se Sigurise se KOSOVES (3), burrat e Forcave te Armatosura te SHQIPERISE, pilotet te cilet prej pre 6.30 te mengjesit po fluturojne ne KUKES mbi vatrat e zjarrit ne Kalimash e Majen e Runes!
Natyrisht qe te gjithe bashke po ja dalin te shuajne zjarrin aty dhe kudo!
Por kjo eshte njera ane;
BETEJA NUK NIS TEK ZJARRI.
ESHTE TERRORIZEM DHE BETEJA ESHTE ME NDEZESIT E ZJARRIT;
DUHET TA BEJNE FORT, QARTE DHE ME TOLERANCE ZERO TE GJITHA AGJENSITE E SIGURISE NE VEND, POLICIA, ANTITERRORI, SHERBIMET INTELIGJENTE, PROKURORIA E GJYKATA!
Zjarrvenesit duhen NDESHKUAR si terroriste!
Ndaj nje apel kam per te gjithe:
ZJARRI NUK NDIZET VET;
RRI PRANE NJE PEME 24 ORE DHE SHIHE, NUK MERR ZJARR NGA DIELLI;
BASHKOHU ME BETEJEN KUNDER ZJARREVENESVE, NDALOJE E NESE NUK JA DEL NJOFTO POLICINE!
Mos bej sehir si digjet natyra jote,
mjedisi yt!
Ti nuk je politikan qe do destabilitetin edhe me zjarr e sta ben goja prej ditesh nje thirrje: MOS NDIZ ZJARR!
Ti je ai qe paguan ne fund!
Keta jo!! Vilat ne Lalez i kane ne rregull me fikese zjarri!