Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur për situatën e zjarreve në tunelin e Kalimashit. Çako u shpreh se pas ndërhyrjeve të realizuara gjatë natës nga shërbimet zjarrfikëse dhe forcat ushtarake, sot situata në Kalimash paraqitet shumë më e qetë.
Kreu i Emergjencave theksoi se ka pasur një angazhim maksimal për neutralizimin e zjarrit, ndërsa shtoi se aktualisht puna vazhdon me ritme të mira, pasi janë rreth 3-4 vatra mbi tunel dhe në pjesën e malit që mund të krijojnë situata problematike.
“Situata është në kontroll të plotë. Ka qenë një natë shumë e vështirë pasi është krijuar një ambient i vështirë në tunelin e Thirrës pasi është një korridor shumë i rëndësishëm. Ka pasur një angazhim të madh të gjitha strukturave.
Jemi në një proces punë intensive, pasi rreth 3-4 vatra mbi tunel dhe në pjesën e malit që krijon dhe dekantimin e tymit. Dua të theksoj se puna do të vazhdojë deri në shuarjen e plotë të zjarrit”, u shpreh Haki Çako.
Gjithashtu, kreu i emergjencave civile tha: “Po operohet me forcat e ardhura nga Kosova dhe zjarri është larg qendrave të banuara. Nëse do të jetë e nevojshme, policia do të ndërhyjë për të bërë evakuimin e banorëve”, përfundoi Çako.