Skip to content
Të Gjitha

Iku dimri? Riktheni xhupat, fillimi i javës ka për të qenë shumë i ftohtë

· 1 min lexim

Nëse menduat se dimri iku dhe pranvera ka ardhur zyrtarisht, e keni shumë gabim, moti surprizon përsëri. Ndonëse se ky fillim muaji moti ka qenë i ngrohtë dhe pa reshje, sinoptikanët kanë parashikuar ndryshime të dukshme fillimin  e javës pasardhëse.

Sipas parashikimit të Meteoalb, pas fundjavës priten reshje shiu dhe dëborë ne zonat malore, ndërsa edhe Dita e Verës pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit.

Parashikimi i motit nga Meteoalb:

CESHTJA është: ditë VERE apo ditë DIMRI !

Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore. Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve.

Parashikohet që muaji MARS të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.