Skip to content
Kronikë

Sekuestrohen tre pistoleta “Zoraki”, dy të rinj në Durrës arrestohen nga policia

· 2 min lexim

Numri i kontrolleve të automjeteve në Shqipëri, është rritur ndjeshëm së fundmi, sidomos në Tiranë dhe në Durrës

Policia e Durrësit, ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje, teksa në pranga ka vënë edhe dy persona me precedentë penalë të mëparshëm.

U arrestuan në flagrancë shtetasit me inicialet A. M., 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të armëve” si dhe E. Z., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shënjestra”, u arrestuan në flagrancë shtetasit me inicialet A. M., 36 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të armëve” si dhe E. Z., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas u arrestuan në flagrancë pasi në lagjen nr.4, Durrës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. M., dhe pasagjer shtetasin E. Z. Gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë zjarri pistoletë “Zoraki” dhe automjeti me të cilin po lëviznin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, shkruhej në njoftimin e Policisë.