Artisti i njohur shqiptar, Frederik Ndoci ka komentuar pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në festivalin e birrës në Korçë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtari shkruan se në Beograd ndalohet të performojnë artistët shqiptarë, kombëtarë apo ndërkombëtarë. Ai shkruan se në Korçë është ftuar vetëm 1 herë në vitin 2016-të.
Reagimi i plotë i Frederik Ndocit:
Ne fakt arti asht art dhe armiqesia mbetet armiqesi. Zoti predikon paqe. Ma shum popull dhe debat ne Shqiperi mbledh Bregoviç se dhurata qe ka marr si dhurate nga kryetari i bashkise asokohe, “çelesi i Tiranes” qe mban tash afro 20 vjet.
Si muzikant asht thjesht i talentuem dhe predikon shpesh extremet e vulgut permes muzikes ballkanike (ne fakt me shumice mode dhe link ilirikum arberore albaneze)
Nuk krahasohet ne asnji planet tjeter si jazz-ist me ikonen ton Markelian Kapidani….por Bregoviç asht artist e krijues ma i mire se 96% e tan moçalit muzikor te shkaterruesve te artit shqiptar pas viteve 1990. Nuk e di ne se Dua Lipa Rita Ora Ava Max Beberexha etj, kerkojn ma shum € per nje koncert se Bregoviçi Mendoj se raporti asht me siguri (1=100$)
Predikatoret e paqes shpesh duken provokator, dhe provokatoret e luftes ose nacionalistet shpesh shfaqen me te kulturuar se profetet.
Askush nuk e mendon se muzika sjell ne shpirtra te lenduem ma shum paqe se mijera fjalime liderash dhe nacionalistash.
Perderisa neper sheshet e Beogradit nuk debutojn asnjeher artistet albanez internacional dhe nacional, nuk e mendoj se ne duhet te heqim breket vetem ne per hir te artit apo joluftenxitjes ballkanike, ndersa ata (pala tjeter) te gjejne popuj apo etni qe pasi i kan dhunuar, te vazhdojne perdhunimin shekullor, sepse pikerisht ne nuk kemi qetesi pa na dhunuar ne perjetesi…
Korça e artit me ka ftuar vetem nje her ne vitet 2016 per nje koncert, dhe sipermarresi ishte Niko Peleshi. Qysh para 1990 kjo ishte ftesa e vetme qe korçaret me bene. Ndersa nje her ne jav shkodranet me luftenxites apo artdashes qe pas 1990 ftuan dhe thrrasin te gjith artistet korçar.
Ndoshta korça e rrethinat E kan te veshtir te kuptojn artin tem… ma shum se artin e bregoviçit. Disbalanca ne mes te kuptuarit dhe te urryerit asht pune gramature…por asht mjerim shpirteror.Sepse nuk ka art te keq.
P.S. Posht Bregoviç Rrnoft Markelian Kapidani”, shkroi Ndoci.