Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publike shifrat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Gjatë orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa nga 4.666 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitivë me virusin e rrezikshëm 271 qytetarë. Lajm i mirë është se e kanë fituar betejën me koronavirusin 15 qytetar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës.
Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të frenojnë përhapjen e varianteve të reja të virusit.
Njoftimi i plotë:
06 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës.
Deri më sot 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 15 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719.
Në total numri i rasteve aktive është 1.321.