Skip to content
Kosovë

Asnjë humbje jete dhe 271 raste të reja, bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publike shifrat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë  e COVID-19. Gjatë orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa nga 4.666 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitivë me virusin e rrezikshëm 271 qytetarë. Lajm i mirë është se e kanë fituar betejën me koronavirusin 15 qytetar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të frenojnë përhapjen e varianteve të  reja të virusit.

Njoftimi i plotë:

06 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.188 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478.084 doza të vaksinës.

Deri më sot 165.190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.666 testime, 271 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.719.

Në total numri i rasteve aktive është 1.321.