Skip to content
Kronikë

Plagoset me thikë 24-vjeçari në Tiranë, autori largohet nga vendi i ngjarjes

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Rreth orës 20:00, një i ri 24-vjeçar është plagosur me thikë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ndërsa mësohet se i riu tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve, ndërsa për arsye të hetimit nuk janë bërë të ditura gjeneralitetet e tyre, ndërsa puna për kapjen e tyre vazhdon. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 05.08.2021, rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me një mjet prerës(thikë), shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve ku për arsyje hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tyre dhe po punojnë për kapjen e tyre.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se pak ditë më parë një tjetër plagosje me thikë ndodhi në kryeqytet. Një 15-vjeçar mbeti i plagosur pas një konflikti të çastit në bulevardin “Zhan D’Ark”, dhe autori po ashtu u largua nga vend ii ngjarjes.