Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Fluks 3 herë më i madh se vitin e shkuar, Veliu në doganën e Morinës: Kryeni maksimalisht punën tuaj!

14:56 05/08/2021
Reading Time: 3 min lexim

Policia e shtetit në pikën kufitare të Morinës ka bërë me dije se se përgjatë sezonit turistik ka pasur dhe vijon të ketë fluks shumë të madh të turistëve dhe pushuesve që vijnë vendin tonë.

Vetëm gjatë muajit korrik 2021 janë numëruar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë qytetarë dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Njoftimi i policisë:

“Lehtësimi i lëvizjes në Pikat Kufitare/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit inspekton Morinën dhe aeroportin e Kukësit Mesditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, së bashku me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kufitare dhe Migracionit Eduart Merkaj, ka inspektuar Pikën e Kalimit Kufitar Morinë dhe më pas aeroportin ndërkombëtar “Zayed Flatrat e Veriut”, në Kukës.

Në fokusin e inspektimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ishin krijimi i lehtësirave ligjore për hyrjen e turistëve dhe pushuesve, rritja e cilësisë së shërbimit në PKK Morinë dhe në aeroportin e Kukësit, si dhe intensifikimi i kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, Zija Sula ka informuar Drejtorin e Përgjithshëm se përgjatë sezonit turistik ka pasur dhe vijon të ketë fluks shumë të madh të turistëve dhe pushuesve që vijnë vendin tonë. Vetëm gjatë muajit korrik 2021 janë përpunuar në hyrje-dalje në PKK Morinë rreth 1.2 milionë shtetas dhe 356 mijë mjete, 3 herë më shumë mjete dhe qytetarë krahasuar me korrikun e vitit 2020.

Në Morinë, Drejtor Veliu ka parë nga afër kontrollin e përbashkët të Policisë Kufitare dhe asaj të Kosovës, aplikimin e procedurës së përshpejtuar, me qëllim eliminimin e vonesave, të cilat shpeshherë kanë sjellë radhë të gjatë në hyrje e në dalje në Morinë. Ai ka përgëzuar punonjësit e Policisë Kufitare dhe ata të Policisë kosovare, për bashkëpunimin mjaft të mirë mes tyre, çka ka sjellë lehtësim akoma më shumë dhe shërbim akoma më cilësor për pushuesit, turistët dhe gjithë qytetarët që përdorin Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës.

“Kryeni detyrën me përkushtim, ndershmëri dhe etikë me qytetarët, duke iu ofruar shërbim cilësor e ligjor, pasi jeni kontakti i parë që marrin turistët kur hyjnë në vendin tonë, ndaj duhet të jemi shembull në komunikim e veprim në zbatim të kuadrit ligjor dhe të masave lehtësuese që Policia e Shtetit ka marrë në kuadër të sezonit turistik”, – theksoi z. Veliu.

Më pas, Drejtori ka zhvilluar një takim të shkurtër me drejtuesit e DVP Kukës, të cilëve iu ka kërkuar angazhim maksimal për krijimin e një ambienti sa më të sigurt gjatë sezonit turistik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe zgjidhjen në kohë të konflikteve, si dhe rritje të cilësisë së shërbimit.

Gjithashtu, ai ka inspektuar aeroportin ndërkombëtar të Kukësit, ku ka parë nga afër veprimet e punonjësve të Policisë gjatë hyrje-daljeve të turistëve dhe qytetarëve që qarkullojnë nëpërmjet këtij aeroporti. Z. Veliu iu ka kërkuar drejtuesve të Policisë Kufitare që krahas zbatimit të masave lehtësuese në pikat e kalimit, vëmendje e veçantë të tregohet duke intensifikuar kontrollet dhe patrullimet edhe në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.”

Etiketa: kukesmorineveliu

Të tjera

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal: Hiqet shpifja për gazetarët, burg për parkimin dysh, rriten dënimet për krimin e rëndë
Aktualitet

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal: Hiqet shpifja për gazetarët, burg për parkimin dysh, rriten dënimet për krimin e rëndë

Pas një seance të gjatë dhe të tensionuar që zgjati deri pas mesnatës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në...

15:22 28/01/2026
‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës
Aktualitet

‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

Ola Xama Më 20 prill 2021, kryeministri Edi Rama hoqi maskën e pandemisë dhe u ngjit në podium për të...

13:38 28/01/2026
Para
Tragjedi në familjen e Michael Ballack, ndërron jetë djali i tij 18-vjeçar

Tragjedi në familjen e Michael Ballack, ndërron jetë djali i tij 18-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal: Hiqet shpifja për gazetarët, burg për parkimin dysh, rriten dënimet për krimin e rëndë

Miratohen ndryshimet në Kodin Penal: Hiqet shpifja për gazetarët, burg për parkimin dysh, rriten dënimet për krimin e rëndë

15:22 28/01/2026
‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës: Si u favorizua koncesionari gjatë miratimit të kontratës

13:38 28/01/2026
Sejko pranon pasojat: Emigracioni, rrezik për ekonominë e vendit

Sejko pranon pasojat: Emigracioni, rrezik për ekonominë e vendit

13:11 28/01/2026
Tabaku propozon heqjen e shpifjes nga Kodi Penal: Gazetarët po kërcënohen, liria e medias po cënohet

Tabaku propozon heqjen e shpifjes nga Kodi Penal: Gazetarët po kërcënohen, liria e medias po cënohet

12:45 28/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.