Spanja ka marrë vendimin për të lejuar tifozët në eventet sportive me një normë prej 40% në stadium të hapura dhe 30% në salla të mbyllura. Ky do të jetë një lehëtsim për klubet në mënyrë që të marrin më shumë të ardhura.
Kufiri do të jetë efektiv midis 13 gushtit, kur fillon sezoni i ri i La Ligas së futbollit dhe fundit të gushtit, kur qeveritë qendrore dhe rajonale do të diskutojnë përsëri çështjen, që do të thotë se kapaciteti i lejuar mund të ndryshojë, u tha gazetarëve ministrja e shëndetësisë Carolina Darias pas mbajtjes së bisedimeve me rajonet e vendit.
Tifozët do të duhet të mbajnë një distancë prej 1.5 metrash midis tyre dhe të mbajnë një maskë, ata do të lejohen të pinë ujë, por jo të hanë ose të pinë duhan, ndërsa hyrja dhe dalja nga objektet do të duhet të jetë graduale, tha Darias , duke shtuar se objektet e brendshme do të duhet të ajrosen mirë.
Klubet do të duhet t’i japin përparësi anëtarëve të abonuar të sezonit për të marrë pjesë në ngjarjet sportive, të cilat gjithashtu do të hapen për tifozët vendas pasi qeveria dëshiron të shmangë tifozët nga ekipet e largëta nga rajone të tjera në ndeshjet jashtë stadiumeve të tyre.