Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë publike të dhënat e fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Sipas të dhënave të publikuara në 24 orët e fundit është dyfishuar numri i rasteve të reja, sipas njoftimit zyrtar në Kosovë nga 3.160 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitiv 221. Po ashtu një person nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin e rrezikshme në orët e fundit. Lajm i mirë është se betejën me koronavirusin e kanë fituar 21 persona. Ndërsa 2 mijë e 268 persona kanë humbur jetën nga fillimi i pandemisë deri më tani në të gjithë Kosovën. Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e varianteve të reja të virusit.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
04 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.
Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.
Në total numri i rasteve aktive është 888.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!