Më në fund e kemi një datë se kur do të dalë në kinema filmi shqiptar “Dy Gisht Mjaltë”.
Pas gjithë kësaj kohe në pritje, komedinë ku luajnë Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata do ta shohim në 28 mars në të gjitha kinematë.
Filmi ishte gati prej kohësh dhe duhej të dilte në kinema në dhjetor por u shty pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në ish-Bllok, ku mbeti i përfshirë i fejuari i këngëtares.
Më pas u tha se ai do të publikohej në festën e Shën Valentinit, por as më 14 shkurt nuk doli.
“Dy Gisht Mjaltë” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafaj ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh.
Në role të tjera të këtij filmi do të jenë edhe aktorë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori, Blerim Destani etj.
Burimi: Iconstyle.al