Ngjarje e rëndë në Kosovë! Policia ka raportuar se dje rreth orës 17:30 në rrugën ‘komuna e Parisit’ në Prizren ka ndodhur një grabitje nën kërcënimin e armës në një qendër tregtare.
Rasti është denoncuar nga një burrë i cili tha se në momentin e ngjarjes ndodhej në zyrë me disa fëmijë të mitur të pronarëve të qendrës tregtare kur personi në fjalë ka hyrë me thikë në dorë dhe i ka kërkuar 5 euro të cilat ja ka dhënë njëri prej fëmijëve.
Njoftimi i policisë:
I dyshuari D.G i lindur në vitin 1979, është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Prizren i cili është i njohur për policinë si person me probleme psikike ku para disa dite ka qenë në mjekim të detyrueshëm ne institutin Forenzikes të Shëndet Metal, por që ka arritur të largohet nga aty.
Në lidhje me ketë rast njësit i hetuesisë dhe krim teknikës kanë gjet dhe sekuestruar thikën (Thikë kuzhine 20 cm ) ne cilësinë e provave materiale.
Është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar që fillimisht i dyshuari të dërgohet në repartin e psikiatrisë për kontroll ku edhe është dërguar dhe sipas mjekëve i dyshuari është i njohur dhe ka sjellje të pa kontrollueshme.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuar ndalohet në ndalim policor, për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.