Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video-mesazh të presidentit amerikan, Joe Biden për Kosovën. Biden shpreh mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve si partner i palëkundur i Kosovës, ndërsa ka pranuar Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit për djalin, Beau Biden.
Biden thotë se ka ende punë për të bërë në luftën ndaj korrupsionit, të drejtat e pakicave etnike e për të ndërtuar marrëdhënie pozitie me shtetet fqinje, në mënyrë që të rritet zhvillimi ekonomik.
“Duke pranuar këtë çmim në emër të djalit tonë, dua të duartrokas progresin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë këto 20 vjetët e fundit. Kam qenë atje disa herë, dhe të gjithë njerëzit që punojnë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur që Beau ka besuar për njerëzit e Kosovës. Ka edhe shumë punë për të bërë që nuk kam nevojë të ju tregoj, më shumë punë për të luftuar korrupsionin, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe religjioze, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me shtetet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik”, thotë Biden.
Presidentja Vjosa Osmani shkruan krah videos se është e nderuar të ndaj një pjesë të saj ditën e sotme, ndërsa e plotë do të publikohet të dielën edhe me përkthim.
“Ky adresim i Presidentit Biden dëshmon raportet speciale e të palëkundura ndërmjet dy vendeve tona. Jemi të bekuar me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Osmani.