Sipas MeteoAlb i nxehti afrikan do të diktoj mot të kthjellët dhe temperatura ekstremisht të larta në të gjithë republikën e Shqipërisë. Parashikohet që këto kushte atsmoferike të mbeten deri mëngjesi pasardhës. Ndërsa vranësirat e lehta do shfaqen në intervale të shkurtra kohore.
Temperaturat e ajrit rriten sërish ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 20°C mëngjesi deri në 42°C mesdita. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Kosova
Masat ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga veriu i Afrikës që kanë përfshirë gjithë rajonin e Ballkanit do të diktojë edhe në territorin e Kosovës kthjellime dhe temperatura relativisht të larta. Pasditja sjellë kalime vranësirash, por pa mundur të gjenerojnë reshje.
Maqedonia e Veriut
Kthjellimet do të jenë dominuese në të gjithë republikën e MV gjatë paradites, por mesdita dhe pasditja sjellë kalime vranësirash kryesisht në zonat kufitare. Këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë natës.
Rajoni dhe Europa
Kthjellime dhe temperatura të larta mbizotërojnë motin në Rajonin e Mesdheut dhe Europën Juglindore. Ndërsa moti i paqëndrueshëm vijon të diktoj vranësira dhe shira, në Europën Lindore, Veriore dhe atë Qendrore. Ku më problematike situata vijon pjesërisht në rajonin lindor.