Policia ka zbardhur vrasjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku mbeti i vrarë për shkak të plagëve të marra Ylber Elezi, 47-vjeç.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, nënë e bijë kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën dhe e kanë goditur me sende të forta 47-vjeçarin. “Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve : M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit dhe kanë qenë fqinjëta ta që kanëe njoftuar uniformat blu. Gjithashtu materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare “.
Njoftimi i Policisë
Klos, Mat
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L.
Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit.
Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve :
- L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartëpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme shtetasit Y. L.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrdhënieve familjare “.