Shumë spekulime janë hedhur për deputetët që nuk kanë pranuar që të djegin mandatin e tyre dhe i pari që e ka refuzuar publikisht ka qenë deputeti i LSI-së , Lefter Koka.
Nga studio e Opinion, Monika Kryemadhi është shprehur se ai është vendimi i marrë prej tij dhe nuk ka vend për diskutim.
“Unë nuk kam pasur kontradikta me zotin Koka. Kemi qenë në marrëdhënie komunikimi shumë miqësore. Ai është vendimi i tij dhe për këtë nuk kam pse ta diskutoj. Sigurisht që ka qenë drejtuesi i listës së qarkut të Durrësit. Është vendimi i tij”.
Mirëpo një pyetje tjetër ka qenë ajo që ka zënë një peshë të madhe dhe bëhet fjalë për zëvendësimin e opozitës tashmë të vjetër me atë të re, për të cilën Kryemadhi ka thënë se “Ata nuk janë opozita”
“Në ’96 PD mori 114 deputetë nga 140. Dhe ishte komplet në një situatë tjetër. Ata nuk janë opozita”
Rama thotë që do bëjë reformën zgjedhore me opozitën e re…
Nuk e bën dot as reformën zgjedhore, pasi ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese ku deputetët, pavarësisht se kanë qëndrime zyrtare të partive politike përkatëse nuk quhen përfaqësues të opozitës. Është një vendim i gjykatës në vitin 1993, Gjykatës Kushtetuese që nuk njihen deputetët të cilët hynë në Kuvend pa vendim politik të partisë, nuk njihen si përfaqësues të kësaj partie”, ka thënë Kryemadhi.