Kryeprokurori Olsian Çela ka kërkuar ndryshim urgjent të hartës së re gjyqësore, ku KLGJ ka prezantuar që 34 gjykata që janë aktualisht, të ngelen 15 dhe vetëm një Gjykatë Apeli në Tiranë.
“Situata në disa prokurori të vendit është e rënduar për shkak të vakancave dhe ajo që parashikojmë për në vjeshtë, kjo situatë do jetë edhe më keq, rrezikojmë që stoku i dosjeve të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës, tha mes të tjerash kryeprokurori.
Fjala e kryeprokurorit Çela:
“Harta gjyqësore, ribërja e saj është emergjente, situata në disa prokurori të vendit është e rënduar për shkak të vakancave dhe ajo që parashikojmë për në vjeshtë, kjo situatë do jetë edhe më keq, rrezikojmë që stoku i dosjeve të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës.
Ndryshimi në ligjin e magjistraturës, kohëzgjatja mësimeve, viti i tretë të kthehet në vit pune, siç ka qenë më parë. Garantimi i prokurorëve duhet një rritje e dhënies së llogarisë së tyre, mungon matja e performancën profesionale, kërkon një prokurori që vepron si një e tërë, sot sistemi aktual përtej zgjedhjeve të guximshme ka nevojë për përmirësime që të çojë të rritja e eficensës.
Duhet të shkojmë drejt dosjes elektronike, do rrisë eficensën, do ulë kostot, do rrisë cilësinë e hetimit, kontributin tonë“, tha Çela.