Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Euro ulet në raport me lekun, është rënia më e madhe që nga fillimi i pandemisë

09:59 22/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Euro pësoi një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit nga Banka e Shqipërisë, euro u këmbye me 122.39 lekë. Ky nivel i kursit mes euros dhe lekut është më i ulëti i regjistruar që nga fundi i muajit shkurt të vitit të kaluar, para se Shqipëria të prekej nga efektet e pandemisë.

Tashmë që sezoni veror po i afrohet pikut, leku po jep sinjale të mëtejshme mbiçmimi, një tendencë e zakonshme sezonale, e lidhur me rritjen e ofertës së valutës së huaj gjatë muajve të verës. Deri tani, Banka e Shqipërisë e vlerëson ecurinë e kursit të këmbimit në linjë me këto tendenca. Pas mbledhjes së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, më datë 7 korrik, Guvernatori Gent Sejko e vlerësoi kursin e këmbimit si relativisht të qëndrueshëm, në pasqyrim të balancës së kërkesës dhe ofertës për valutë.

Këtë vit Shqipëria ka hequr të gjitha kufizimet për udhëtarët e huaj, me qëllim nxitjen e turizmit hyrës. Ky faktor mund të ketë filluar të japë një ndikim në flukset valutore hyrëse, që këtë vit duket se do të jetë më i fortë krahasuar me vitin e kaluar. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, euro këmbehej në nivelin e 123.7 lekëve, rreth 1.2 pikë më shumë krahasuar me këtë vit.

Vitin e kaluar, efekti i pandemisë dhe i kufizimeve në në lëvizjet e shtetasve ishte më i lartë, çka bëri që edhe ndikimi i sezonit veror në kursin e këmbimit të ishte disi më i kufizuar. Këtë vit, gjërat duket se po kthehen drejt normalitetit. Zakonisht, kulmi i mbiçmimit të lekut në sezonin veror ndodh në muajin gusht, ndaj sipas operatorëve të tregut është e pritshme që kjo tendencë të vazhdojë edhe gjatë javëve të ardhshme.

Edhe para nisjes së efektit të sezonit veror, raportet në kursin e këmbimit gjatë pjesës së parë të këtij viti kanë qenë në favor të lekut, me një tendencë të lehtë mbiçmimi të monedhës vendase që ka nisur që në fundin e tremujorit të parë. Oferta e lartë e euros dëshmohet, mes të tjerash, edhe nga përshpejtimi i rritjes së depozitave në euro, shkruan Monitor.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të majit depozitat bankare në euro ishin në rritje vjetore me 8%, nga 6.1% që kishte qenë në fund të vitit të kaluar. Megjithatë, depozitat japin një tablo të pjesshme të ofertës së euros në treg, sepse një peshë të konsiderueshme vlerësohet të ketë edhe euroja që qarkullon në kanalet informale dhe që nuk është e mundur të matet me saktësi.

Etiketa: eurokembimi valutorLeke

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Arrestohen babë e bir në Fier dhe një person tjetër, kultivonin lëndë narkotike (Emrat)

Arrestohen babë e bir në Fier dhe një person tjetër, kultivonin lëndë narkotike (Emrat)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë

Kurti pas takimit me krerët e partive në Kosovë: I ofrova dy opsione kompromisi

19:58 28/06/2025
Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

Goditi me thikë për vdekje bashkatdhetarin, dënohet me burgim të përjetshëm anëtari i ‘Hellbanianz’

19:44 28/06/2025
66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

66 fëmijë kanë humbur jetën nga kequshqyerja në Gaza

19:19 28/06/2025
Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike

19:02 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.