Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur nga ceremonia e dhurimit të pajisjeve nga SHBA-të, në pikën kufitare të Kakavijës.
Çuçi gjatë fjalës së tij u shprehë se Shqipëria është sot një vend shumë më i sigurt se disa vite më parë. Gjithashtu ai ka thënë se cilësia e shërbimeve është në nivel dhe Shqipëria renditet mes vendeve me ruajtjen më të lartë të kufijve. “Shqipëria është një vend shumë herë më i sigurt se vite më parë, cilësia 3 shërbimeve në pikat e kalimit kufitar është në nivel shërbimi shumë më të lartë dhe ndaj Shqipëria renditet në vendet me ruajtjen me të lartë të kufijve dhe cilësi shërbimi të lartë.”, është shprehur Çuçi.
Në përfundim të fjalës së tij Çuçi ka falenderuar SHBA-të për pajisjet dhe dhuratat që i ak bërë vendit tonë.
“Në Kakavijë ka pasur investime për rritje të cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, me përkrahjen e partnerëve tanë si qeveria e SHBA dhe BE.
Me SHBA kemi një bashkëpunim të paktën 30 vjeçar dhe një nga fushat kryesore ka qenë edhe siguria. Bashkëpunim që ka bërë të mundur që Shqipëria të eksportojë siguri edhe në botë por edhe të jetë një vend me siguri të lartë.
Kjo kërkon ruajtje të këtij standardi. Falënderoj SHBA për pajisjet e dhuruara Shqipërisë për rritjen e sigurisë nëpërmjet teknologjisë. Pajisje si kamera termike, skaneri etj janë rritje e standardit të ruajtjes së kufijve duke ndikua me atë standard ku ndodhemi sot. Ky arsenal pajisjesh dhe personeli që i përdor, duke kujtuar edhe prezencën e frontex, ka rritur standardin e sigurisë”, u shpreh Bledi Çuçi.