Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur pasdietn e sotme në aksin Rubik-Rrëshen. Rreth orës 17:22, një autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane dhe si pasojë ka humbur jetën drejteusi i mjetit. Ende nuk janë bërë detaje të tjera të ditura dhe personi që ka humbur jetën ende nuk është identifikuar.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit autobus është duke u shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Në foto duket pjesa e përparme e mjetit që është shkatërruar plotësisht, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe një prej tyre afrohet që të nxjerr drejtuesin nga makina, duke u munduar të futet nga ana e dritares, por pa asnjë rezultat.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:22, në aksin rrugor Rubik-Rreshen, mjeti autobus është përplasur me mjetin tip “Land Rover” me targa italiane, ku si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar.
Drejtuesi i mjetit autobus po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .