Skip to content
Aktualitet

“Mos fluturoni”, policia kontrolle blic në Maminas: Respektoni rregullat e qarkullimit

· 2 min lexim

Policia ka vijuar me kontrollet në rrugët e vendit për të ndëshkuar dhe parandaluar shkeljet e kodit rrugor që mund të çojnë në pasoja të rënda.

Aktualisht kontrollet po vijojnë në Maminas, Durrës. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të mos e tejkaloknë shpejtësinë e lejuar pasi kudo ka radarë, polic rrugor edhe me makina civile që monitorojnë qarkullimin e mjeteve. Ndër të tjera policia bën edhe apel që most ë drejtohet mjeti nën efektin e alkoolit në mënyrë që drejtuesit dhe pasagjerët të arrijnë të sigurt në dstinacion.

Njoftimi i policisë:

Po ndodh: Maminas, Durrës

Mos fluturoni se kudo ka radarë, kamera, polic rrugor me makina e me makina civile që monitorojnë qarkullimin e automjeteve.

Jeta është e shenjtë, mbroje atë duke respektuar rregullat e qarkullimit.

Rruga është e të gjithëve, ndaj mos fluturo në rrugë, mos drejto mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, nëse do që të arrish i sigurt për jetën në destinacion dhe me patentë në xhep.

Kontribuo dhe ti bëjmë më të mirën!

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, 5 prej të cilëve po drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 4 të tjerë nuk kishin lejen përkatëse të qarkullimit.