Skip to content
Politikë

Partia Demokratike mbledh Kuvendin Kombëtar, zbulohet data dhe ora

· 2 min lexim

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e shtunë Kuvendin Kombëtar. Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe do të fillojë në orën 10:30. Detajet janë bërë të ditura nga sekretari organizativ i PD në një mesazh që iu është dërguar anëtarëve, duke u kërkuar atyre që të jenë prezentë dhe të kenë me vete kartën e identitetit.

Mesazhi i plotë:

 

I nderuar anetar i Kuvendit Kombetar te PD,

Ju njoftojme se mbledhja e Kuvendit do te zhvillohet diten e shtune, date 17.07.2021, ora 10:30, ne ambientet e Pallatit te Kongreseve ne Tirane.

Ju lutemi te jeni prezent dhe me vete te keni karten tuaj te identitetit.

Sekretariati Organizativ i Partise.

 Ndërkohë, në rend dite pritet që të jetë informimi në lidhje me zgejdhjet e 25 prillit që PD i ka quajtur masakër zgjedhore. Ndër të tjera, do të përcaktohen edhe linjat kryesore politike të Partisë Demokratike.

Pika e dytë parashikohet që të vijojë me vlerësimin e mundësisë për ndryshime në statutin e partisë. Ndërkohë, në pikën e tretë është përcaktuar zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili drejtohet aktualisht nga Bujar Nishani.

Kujtojmë që ditën e sotme u mbajt mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor ku u votuan 11 pikat e propozuara nga kryetari Basha për ndryshime në statutin e partisë, përballë propozimeve të Edit Harxhit dhe Fatbardh Kadillit.