Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg ish-policin Nevaldo Hajdaraj ditën e sotme, i cili akuzohet për vrasjen e Klodian Rashës. Por, ish-efektivi i “Shqiponjave” do të kryejë vetëm 10 vite burg, për shkak se ka përfituar gjykim të shkurtuar duke, iu ulur dënimi me 1/3 e afatit. Hajdaraj akuzohet për vrasjen me dashje të 25-vjeçarit Klodian Rasha gjatë orës policore, në dhjetor të vitit të shkuar.
Ky vendim i Gjykatës së Tiranës, ka ngritur shumë ankesa me në krye familjarët e viktimës, si dhe nga opinioni publik, pasi shkurtimi i dënimit shihet i paarsyeshëm. Por kush ishte trupa gjykuese? Trupa ishte e përbërë nga tri anëtarë, me në krye gjyqtaren Armela Hasantari.
Kush është Armla Hasantari?
Më 23 qershor të vitit 2016, ishte Bujar Nishani, ish-presidenti i Shqipërisë, ai që dekretoi emërimin e Armela Hasantarin si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë. Për llogari të Vettingut, gjyqtarja Armela Hasantari ka bërë këto deklarime:
Viti 2014 (Deklarata fillestare)
Pagesë burse nga Shkolla e Magjistraturës, 472000 lekë.
Bashkëshorti, makinë tip “Volsvagen Passat”, 7000 euro.
Bashkëshorti, llogari bankare, 61676 lekë.
Bashkëshorti, llogari kursimi, 2727 euro.
Bashkëshorti, llogari kursimi, 1201 dollarë.
Bashkëshorti, llogari kursimi, 402088 lekë.
Bashkëshorti, llogari kursimi, 5000 euro.
Bashkëshorti të ardhura nga paga nga Ambasada Holandeze, 1568741 lekë.
Viti 2014 (Deklarata vjetore)
Pagesë burse nga Shkolla e Magjistraturës, 472000 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues s gjyqtare në Tiranë, 169 484 lekë.
Bashkëshorti, Klinton Tahiri, apartament me sipërfaqe 65.8 m2 me vlerë 4935000 lekë.
Bashkëshorti, llogari kursimi, 300000 lekë.
Viti 2015
Blerë makinë “Mercedez Benz A Class”, 2700 euro.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues s gjyqtare në Tiranë, 1 002 957 lekë.
Bashkëshorti, llogari bankare 8 000 euro.
Bashkëshorti ka shtuar llogarinë e kursimit, 1 240 000 lekë.
Bashkëshorti të ardhura nga paga nga Ambasada Holandeze, 2 350 232 lekë.
Viti 2016
Fonde për të ardhmen e familjes, 253475 lekë.
Llogari, kartë krediti, 50000 lekë limiti.
Llogari karte krediti, 500 euro limiti.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 569 535 lekë.
Të ardhura nga raporti i lindjes, 246807 lekë.
Bashkëshorti, llogari kursimi 16000 euro.
Bashkëshorti ka shtuar llogarinë e kursimit, 28000 euro.
Bashkëshorti të ardhura nga paga nga Ambasada Hollandeze, 2491020 lekë.
Viti 2017
Shtuar llogaria, Fonde për të ardhmen e familjes, me 64625 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 585202 lekë.
Të ardhura nga raporti i lindjes, 242581 lekë.
Bashkëshorti ka shtuar llogarinë bankare, 383671 lekë.
Bashkëshorti ka pakësuar llogarinë e kursimit, 4654 euro.
Bashkëshorti të ardhura nga interesat bankare, 250 lekë.
Viti 2018
Pakësuar llogaria rrjedhëse me 12 944 lekë.
Shtuar llogaria, Fonde për të ardhmen e familjes, me 5074 lekë.
Të ardhura nga paga e subjektit deklarues si gjyqtare në Tiranë, 1072785 lekë.
Llogari rrjedhëse e bashkëshortit, 8531 lekë.
Bashkëshorti ka shtuar llogarinë kursimi me 4800 euro.
Bashkëshorti ka shtuar gjendjen 5000 euro.
Llogari bankare e bashkëshortit, 15478 lekë.
Bashkëshorti, bashkë-huamarrës, “kontratë huaje për familjet e pastreha”. Shlyer 120 000 lekë. Pa shlyer 103456 lekë.
Gjyqtarja Armela Hasantari është shortuar me datë 16 qershor të vitit 2020 dhe është në proces Vettingu. Ende nuk ka një datë zyrtare nga KPK se kur do të përfundojë procesi i Vettingut për gjyqtaren. Ndërsa një anëtar i trupës gjykuese, ishte edhe Artan Gjermeni, një tjetër emër i njohur për mediat dhe që gjithashtu nuk e ka kaluar ende Vettingun…