Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në plazhin e Radhimës, në Vlorë, ku ka ndërruar jetë papritur në shezlong një 49-vjeçar. Mësohet se personi që ka ndërruar jetë është Kujtim Shabani, përgjegjësi i Shërbimit të urgjencës në Spitalin Rajonal të Korçës, ndërsa mendohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes për ti dhënë ndihmën e parë, por për të ka qenë tepër vonë. Shabani kishte ardhur nga Korça për të kaluar pushimet, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rreth mesditës së sotme. Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të bluzave të bardha ka qenë e pamundur të mbahej në jetë mjeku Kujtim Shabani, njeriu human i cili prej shumë vitesh ju ka shërbyer qytetarëve korccarë dhe jo vetëm. Prej gati dy vitesh mjeku Kujtim Shabani ka trajtuar me profesionalizëm qindra e qindra qytetarë të juglindjes së vendit të infektuar me Covid-19. Falë aftësisë dhe trajtimit që mjeku ju ka bërë pacientëve me COVID shumë prej tyre gëzojnë shëndet të plotë.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.