Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë gjobitur me 1.000.000 pronarin e një subjekti, pasi ka shkelur orën policore.
Ndër të tjera Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet K. H., 23 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, pasi në banesë, ka dhunuar për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A.(J). H., 39 vjeç.
Gjithashtu ka proceduar penalisht edhe dy shtetas të tjerë, për veprën penale “Pushtim toke”.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetet pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin S. D., pronari i një subjekti që u konstatua duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 23 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, pasi në banesë, ka dhunuar për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A.(J). H., 39 vjeç.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasit L. S., dhe J. S., banues në Gramëz, Krujë, pasi prej vitesh i kanë zaptuar një sipërfaqe toke shtetasit Gj. C.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.