Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gramsh, ku një autobus ka rënë në përrua e për pasojë ka ndërruar jetë një 30-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Bregas dhe është rrëzuar autobusi i linjës Gramsh-Kërpic. 9 pasagjerë janë nisur me urgjencë drejt spitalit pasi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Drejt vendit të ngjarjes është nisur policia, zjarrfikësja dhe ambulanca. Policia nuk ka ende informacion zyrtar mbi ngjarjen e rëndë.
Një i vdekur dhe 9 të plagosur. Ky është bilanci i personave që janë plagosur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Gramsh-Kërpiç. 9 personat e plagosur janë nisur me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Mësohet se në autobus dyshohet të ketë pasur rreth 35 pasagjerë. Policia ndodhet në vendngjarje.
‘Balkanweb’ ka siguruar pamjet në rrugën Gramsh-Kërpiç, aty ku minibusi ra nga rruga dhe përfundoi në përrua. Për pasojë, një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, nga aksidenti i rëndë që është shënuar pak më parë. Bëhet me dije se personi që ka humbur jetën është një djalë rreth 30 vjeçar, ndërsa nuk dihet ende sa persona janë plagosur dhe sesi është gjendja e tyre.Policia dhe autoambulanca nga qyteti i Gramshit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po u ofrojnë ndihmën e parë të plagosurve.