Pas vendimit të Gjykatës, që dënoi me katër vite burg Behar Pemën, i cili i dehur në timon goditi makinën e 4 vajzave të reja, duke i marrë jetën Lusinda Garunja dhe Zheneta Qellia, ka reaguar e ëma e njërës prej viktimave. Përmes një postimi në rrjetet sociale, nëna e Lusindës shkruan se sipas Gjykatës, jeta e vajzës së saj vlejti vetëm 4 vite burg. Ndër të tjera, ajo shkruan se vajzën e saj bashkë me shoqen që aksidenti u mori jetën, u vranë për së dyti me vendimin që dha Gjykata ditën e sotme.
LEXO EDHE: Aksidentoi për vdekje 2 vajza në tunelin e Elbasanit, 4 vite burg për Behar Pemën
“Me 13 shtator, në ditëlindjen tënde Lusi, fryma e jeta jeme, ta morën jetën padrejtesisht… ne nje dite kur si cdo e re don me e gezu, ti me erdhe e pajete e veshun si nuse, ashtu si cdo nane don me e pa bijen e vet, por në arkivolin e ftoftë…
E dje ty e shoqen tande Xheni te vrane per se dyti… ia lame ne dore drejtesise e nuk kerkume vetegjygjesi, e jeta dy vajzave te vdekuna dhe e dy te tjerave qe shpetune nga dora e Zotit vlejti vetem 4 vite denim per autorin…
Si mundet me ndodh e si nuk permbyset kjo bote…. Edhe sa gjame duhet me ndodhe qe i papergjegjshmi me marre denimin e meritum e mos me e pesu edhe shum familje te tjera dhimbjen tone”, shkruan nëna e Lusindës.