Policia ka caktuar masën “arrest me burg” për Bukuroshe Muharremin, 50-vjeçarja e cila akuzohet se ka rrëmbyer 12-vjeçarin nga Tirana dhe e ka shfrytëzuar për trafikim. Në seancën gjyqësore, mbrojtja kërkoi “arrest në shtëpi”, derisa të qartësohen rrethanat, duke qëndruar brenda Bashkisë Sarandë, por nuk u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.
Muharremi ka dhënë dëshminë e saj për ngjarjen, duke thënë: “I mituri është njohur me nipin tim në të njëjtën moshë, në rrethimet e sheshit Skënderbej, aty kanë lëvizur nga sheshi tek Liqeni Artificial. Kanë qëndruar dhe luajtur bashkë aty. Natën e kanë kaluar në lulishte pranë sheshit Skënderbej. Fëmija u prezantua, që nuk ka prindër dhe rri në rrugë.
Ngaqë u miqësua me nipin tim, nuk donte të largohej nga ne. Unë kisha blerë mallra për t’i shitur në Sarandë dhe po bëhesha gati të ikja. I mituri nuk ndahej nga nipi dhe mua, dhe erdhi me ne. Në Sarandë rrimë te lulishtja në Parkun Miqësia, aty kalojmë natën. Gjatë ditës lëvizte në qytet me nipin ose vetëm dhe kthehej prapë në park.
Nuk e vlerësova se duhet të njoftoja policinë. Këto shpjegime i kam dhënë edhe në polici, nuk e kam marrë me qëllim të keq apo për ta shfrytëzuar. Fëmija kishte sjellje të natyrës, që rrinte nëpër rrugë i vetmuar”, ka thënë në dëshimnë e saj Bukuroshe Muharremi.