Skip to content
Kronikë

Plas sherri në Kurbin, plagoset me sende të forta i riu, dërgohet në spitalin e Traumës

· 2 min lexim

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur në Kurbin mbrëmjen e sotme pas një sherri. Ngjarja ka ndodhur në Sanxhak rreth orës 20:15, kur disa persona ende të paidentifikuar kanë goditur të riun me sende të forta. 25-vjeçari është nisur për në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar, ndërsa nuk janë bërë ende të ditura detaje rreth gjendjes së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për plagosjen e të riut. Ndërkohë vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Llej Lika, banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.