Policia e shtetit ka qenë shumë e “zënë” ditët e fundit, pasi veprat e jashtëligjshme të qytetarëve kanë qenë prezente në çdo cep të Shqipërisë. Në Durrës, është arrestuar 31-vjeçari A. Gj, pasi ka pasur një konflikt me gruan e tij, 24-vjeçaren A. Gj, që është vetëhedhur nga ballkoni.
38-vjeçari Arsen Maka është arrestuar për korrupsion, ndërsa në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, u procedua penalisht shtetasi S. T., 50 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 140 shezlongë dhe 80 çadra pa leje.
- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.