Skip to content
Kronikë

140 shezlongë pa leje, Policia arreston 50-vjeçarin dhe dy të tjerë

· 2 min lexim

Policia e shtetit ka qenë shumë e “zënë” ditët e fundit, pasi veprat e jashtëligjshme të qytetarëve kanë qenë prezente në çdo cep të Shqipërisë. Në Durrës, është arrestuar 31-vjeçari A. Gj, pasi ka pasur një konflikt me gruan e tij, 24-vjeçaren A. Gj, që është vetëhedhur nga ballkoni.

38-vjeçari Arsen Maka është arrestuar për korrupsion, ndërsa në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, u procedua penalisht shtetasi S. T., 50 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 140 shezlongë dhe 80 çadra pa leje.

  • Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
  • Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit për ndalimin e shtetasit Arsen Maka, 38 vjeç (i kapur nga Seksioni i kërkimit), pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
  • Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi:S. T., 50 vjeç, banues në Vlorë.Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 140 shezlongë dhe 80 çadra pa lejen e organeve kompetente.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.