Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se sa të jetë në pushtet kryeministri Edi Rama, sipas tij s’do të ketë polici për qytetarët.
Vasili pretendon ndër të tjera se kryeministri ka asgjësuar policinë e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit dhe e vuri atë në shërbim të trafikut dhe trafikantëve.
Ai në shkrimin e tij e cilëson Policinë e Shtetit si të politizuar dhe të lidhur me krimin. Vasili ka prekur edhe faktin që doli nga operacioni i koduar “Shpirti”, ku një i penduar tha se policia mbyllte radarët që të kalonte droga. Vasili e ka quajtur këtë një veprim të turpshëm dhe kriminal nga ana e policisë.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Sa te jete Rama s’ka polici per qytetaret, por jastek te ngrohte per trafikantet!
Fjala ristrukturim i policise thene nga Rama do te thote vetem zevendesim i ushtareve te djegur me ushtare te rinj ne policine e droges.
Gangrena e narkotrafiku e ka gerryer teresisht policine dhe vetem nje i marre mund te besoje me tek ajo.
Rama asgjesoi policine e Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe e vuri ne sherbim te trafikut dhe trafikanteve.
Policia, qe mbyll radaret qe te lejoje drogen ta kaloje eshte deshmi e fundi te turpshem dhe kriminal te saj.
Dhjetra Shefa policie te perlyer deri ne gryke me trafikun e droges do te thote qe peshku eshte qelbur nga koka.
Rama eshte sot nen akuze per shkaterrimin e policise dhe kthimin e saj ne nje force, qe nuk ngjall asnje besim dhe qe i ben shqiptaret te ndihen te pambrojtur perballe krimit.
Nje polici, qe mbulon te vertetat, qe u rri ne krah e ne mbeshtetje krimineleve kjo eshte policia e Edi Rames.
Nje polici e politizuar rilindase,arrogante dhe e korruptuar gjer ne palce kjo eshte policia e degraduar e Edi Rames.
Sa kohe qe Edi Rama eshte kryeminister nuk ka dhe nuk do te kete polici shteti per qytetaret, por do te jete mje polici jastek i ngrohte ku mbeshtesin koken trafikantet dhe kriminelet.
Përmbyset mjeti bujqësor, humb jetën 61-vjeçari
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku një mjet bujqësor ka përmbysur drejtuesin, 61-vjeçarin me inicialet...