Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

PD reagon sërish pas vendimit të Teatrit: Rama-Veliaj shkelën Kushtetutën

14:31 04/07/2021
Reading Time: 3 min lexim

Partia Demokratike reagon sërish pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, duke pezulluar ndërtimin e teatrit të ri dhe shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave. Sekretari i PD për çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, tha në një deklaratë nga selia blu se vendimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmoi se Edi Rama dhe Erjon Veliaj, shkelën Kushtetutën, dhunuan artistët, aktivistët dhe qytetarët, shembën dhunshëm Teatrin Kombëtar.

“Dy ditë më parë me vendimin e saj për Teatrin Kombëtar, Gjykata Kushtetuese provoi edhe njëherë se Shqipëria ka një shtet të kapur nga korrupsioni, ku ligjet bëhen dhe shkelen për t’u shërbyer interesave të një pakice, në dëm të shumicës së qytetarëve.

Vendimi dëshmoi se Edi Rama dhe Erjon Veliaj, shkelën Kushtetutën, dhunuan artistët, aktivistët dhe qytetarët, shembën dhunshëm Teatrin Kombëtarë, madje duke përodrur edhe forcat RENEA-n e armatosur deri në dhembë, vetëm për të çuar deri në fund grabitjen e tokës publike, për t’i liruar vendin kullave me të cilat do të pastroheshin paratë e pista të drogës dhe korrupsionit.

Për tre vite me rradhë Partia Demokratike qëndroi në mbrojte të tashëgimisë kulututore, në mbrojtje të artistëve, në mbrojtje të interesit publik, kundër një regjimi që u soll dhe sillet si një bandë plaçkitësish, që ka gjunjëzuar kryeqytetin duke e kthyer në lavatriçe të parave të pista të krimit dhe korrupsionit.

Koha na dha të drejtë, ndaj detyra jonë është të luftojmë edhe më forë kundër padrejtësisë.

Shfuqizimi i ligjit special dhe VKM-së që i kalon pronësinë Bashkisë Tiranë, bën nul dhe antikushtetues çdo veprim të kryer nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera të përfshira, që duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese, shembën barbarisht Teatrin Kombëtar.

Këto veprime ANTIKUSHTETUESE, që nuk u ndalën përpara kërkesave të artistëve dhe qytetarëve, madje as përballë autoriteteve ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore, si Europa Nostra, që e renditën Teatrin si objektin më të rrezikuar në Europë, përbëjnë provën më flagrante për abuzimin me pushtetin nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Autorët e këtij krimi të rëndë kushtetutes dhe ligjor, me pasoja të rënda për interesin publik duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë.
Ndaj sot Partia Demokratike i bën përsëri thirrje SPAK të arrestojë sa më parë Erion Veliajn si autorin dhe përgjegjësin direkt për shkatërrimin e një pasurie kombëtare, në kundërshtim me Kushtetuën dhe ligjet e vendit.

SPAK duhet të marrë gjthashtu nën përgjegjësi penale edhe çdo zyrtar publik të përfshirë në këtë paligjshmëri, duke filluar nga Edi Rama e deri tek çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës për shembjen kriminale dhe antikombëtare të Teatrit.

13 muaj më parë Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK për 22 zyrtarë mes të cilëve janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj. Sot nuk ka asnjë përgjegjës përpara drejtësisë, as për dhunën e ushtruar, as për aktin e paligjshëm të shembjes së Teatrit. Kjo vonesë ngarkon me përgjegjësi SPAK-un para shqiptarëve, sepse vendosja e drejtësisë për Teatrin është një provë e rëndësishme për funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Artistët e bënë detyrën e tyre në mbrojtje të Teatrit dhe trashëgimisë, qytetarët e bënë detyrën e tyre në mbrojte të pronës publike dhe të Kushtetutës, Partia Demokratike e bëri dhe do ta bëjë detyrën e saj kundër regjimit dhe në mbrojtje të interesit publik. Tani është koha që SPAK të bëjë detyrën duke bërë drejtësi për Teatrin.

Dhe nga hiri i këtij tempulli të shembur padrejtëisht, bashkë me godinën historike, aty siç ishte dhe aty ku ishte, të mund të rindërtojmë të gjithë bashkë edhe demokracinë e goditur pabesisht nga masakra zgjedhore e 25 prillit.

Etiketa: pdteatri

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Kërkohej nga Interpol Roma, 40-vjeçari arrestohet në Vlorë dhe ekstradohet drejt Italisë

Kishin vendosur shezlongë pa leje, Policia arreston dy administratorë objektesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

Numërohen mbi 60% e kutive në të gjithë vendin

19:59 12/05/2025
Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

Numërimi i votave në Qarkun e Fierit, rezultatet deri tani

19:39 12/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Numërohen gjysma e kutive në Qarkun e Tiranës

19:28 12/05/2025
Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar

19:04 12/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.