Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për Hasan Ferracakun dhe Emelind Dylin, dy personat e plagosur në ngjarjen e rëndë që ndodhi në Velipojë. Kujtojmë se dy të plagosurit të cilët u përfshinë në masakrën që la katër të vrarë.
Mësohet se seanca është mbajtur në Spitalin e traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore të të plagosurve. Burime bëjnë të ditur se prokuroria kërkoi për të dy arrest në burg, ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë më të butë për 17-vjeçarin Elmilind Dyli, për shkak të moshës, por nuk u pranua nga gjykata.
Gjithashtu mësohet se dy të plagosurit nuk kanë folur në seancën dhe nuk ka një dhënë asnjë deklaratë.
Kujtojmë se një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur pak pas mesnate në Velipojë, ku 4 persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën, një prej tyre vetëm 17 vjeç. Mësohet se sherri ka nisur për vendosjen e shezlongëve dhe përfundoi në një tragjedi me 4 të vdekur. Burime bëjnë me dije se janë përplasur me armë dy familje, Ferracaku e Gocaj, hotelet e të cilëve ishin vendosur 50 metra pranë njëri-tjetrit.
Të vdekur kanë mbetur biznesmeni Kujtim Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut të ekzekutuar në Shkodër tre vite më parë. Po ashtu kanë humbur jetën dy pjesëtarë të familjes Gocaj, Xhovano dhe Edmond Gocaj, si dhe punonjësi i shezlongëve Myzerim Zeneli. Ndërkaq të plagosur kanë mbetur dy shtetas të tjerë, Hasan Ferracaku, vëllai i të ndjerit, si dhe Elmedin Dyli.