Skip to content
Aktualitet

Rezultoi i dënuar në Greqi, KQZ merr nesër vendimin për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës

· 2 min lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditë  e nesërme për të marrë vendimin për krytarin e Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailak. Nga hetimet e Prokurorisë rezultoi se ky i fundit ka rezultuar i dënuar në Greqi me 3 vite për përleshje e dëmtime personash me dashje.

Ndërkohë, në formularin e dekriminalizimit Ismailaj kishte deklaruar se nuk kishte qenë asnjëherë i dënuar, por nga hetimet e Prokorisë rezultoi se e vërteta ishte ndryshe.

Denoncimi për Ismailajn u bë nga Partia Demokratike e cila akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte vendosur një kryetar bashkie me të shkuar kriminale në Mallakastër.

Tashmë pritet nëse KQZ do  të heqë mandatin e Ismailajt që rezulton me probleme me ligjin e dekriminalizimit.

Njoftimi i plotë:

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve zhvillon seance publike diten e Merkure, date 30.06.2021, ne oren 11:00 me kete rend dite:
Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste e Shqipërisë, zj. Alketa Kiço Basho”;
Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kryetar i bashkisë Mallakastër, qarku Fier, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.