Bujar Nishani me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar me tone të ashpra, pas deklaratës së sotme të kryeministrit të vendit Edi Rama, i cili ashtu si ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, hodhi akuza të forta ndaj prokurorëve e gjykatësve, duke I bërë ata fajtor për situatën e rëndë kriminale në vend. Ai shkruan se ministri i qeverisë, para dy ditësh fajësoi gjykatën e prokurorinë për rendin e sigurinë e “dalë duarsh” prej shtetit dhe e marrë peng prej të fortëve të pushtetit, nga zori veç se mund të qeshje.
Nishani në postimin e tij ironizon Ramën dhe Çuçin, ndërsa shkruan se të dy duhet të marrin disa leksione e trajnime me radhë.
“Kur Ministri i qeverisë, para dy ditësh fajësoi gjykatën e prokurorinë për rendin e sigurinë e “dalë duarsh” prej shtetit dhe e marrë peng prej të fortëve të pushtetit, nga zori veç se mund të qeshje !
Por sot kjo tezë mediokre u tund fort nga vetë Kryeministri !
Kjo tani nuk është për të qeshur por as për të qarë, se siç thotë ajo kënga e moçme ; “bir Selman i nënës kë të qaj më parë…..” ???
Dikush duhet ti bëj leksione e trajnime mësimi Kryeministrit, ministrit e me rradhë ….!
Po mirë more qeveritarë, udhëheqës të shtetit e vendit, mbajtës fatesh të popullit në dorën tuaj, as kaq nuk dini ?!!
Ta zemë se një prokuror rrethi qënka i paaftë, një gjykatë fakti e korruptuar e ju hodhi në tokë gjithë përpjekjet tuaja “titanike” për shtet, ligj e drejtësi, po a e dini se ka prokuror e gjykatë Apeli, ku të ankimoni paudhësitë e atyre të parëve ?
Po a e dini se ka më pastaj edhe prokurorë e Gjykatë të Lartë (që e kanë mbyllur me vetingun tuaj), ku të shkoni edhe nëse ata të Apelit ju kanë sabotuar “sakrificat” e bëra ??
Po tregojuni më parë shqiptarëve, pse nuk keni trokitur me rradhë e me forcë në të gjitha dyert e mandej të thonit “se kjo nuk bëhet, joooo” !
Apo mos do të na thoni se reforma dështoi !!!!!.
Jo, këtë mos e thoni, !!!!!!
Sepse ju dini të thoni veç “dokrra hinit” !
Por në fakt, fajin nuk e kini ju, Jo, jo !
Ai është tjetër kund !”, shkruan Bujar Nishani.