Kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu është kallëzuar në Prokurorinë e qytetit nga tre efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët pretendohet se i ka ndaluar që të ushtrojnë detyrën. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ndërsa i drejtohet efektivëve me fjalët policë barkderra që kapërcejnë kompetencat dhe kryejnë veprime në kundërshtim me ligjin, Ndreu ndalet të sqarojë situatën në lokal, ku sipas tij ishte një darkë zyrtare me prezencën e 15 kryetarëve të komunave të Kosovës.
Ndër të tjera, Ndreu kërkon ndjesë për tejkalimin dhe ka theksuar se gjoba do të ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme.
Reagimi i Ndreut:
“Kallzim penal nga police barkderre, qe kapercejne kompetencat dhe kryejne veprime ne kundershtim me ligjin?!
-Qe nderhyjne ne nje darke zyrtare me prezencen e 15 kryetarve te komunave te Kosoves, me veprime te dhunshme, kur mund te shkruanin gjoben sipas ligjit qe eshte deryra qe duhet te benin ne keto raste!
-Me e keqja eshte se ndersa kryenin veprime te dhunshme ne nje darke zyrtare, shumica e lokaleve te Shengjinit ishin hapur, apo rrine hapur cdo nate deri ne oren 02, gje qe vertetohet me hapjen e kamerave lehtesisht.
– Pretendimi qe jane fyer eshte menyre per te shmange tejkalimin e kompetencave, veprimet e dhunshme ne nje darke zyrtare dhe shperdorimin e detyres duke mos vepruar ne lokalet e tjera qe ishin hapur pothuaj te gjitha.
Duke kerkuar ndjese per tejkalimin e orarit me 20 min, theksoj se gjoba do ishte korrekte, por jo veprimet e dhunshme.
Zhargoni qe vesh media me pretendime policesh me bark te fryre nga birra, eshte i tepruar.
Si drejtuesh i pushtetit vendore e kam per detyre te mbaj qendrim kur policia tejkalon masen dhe kryen veprime te dhunshme kur nuk kishte asnje kontigjent kriminal ne ate darke.
Por pikerisht kjo eshte problematike, se ndersa kontigjentet kriminal bejne ca te duan dhe si prek njeri, nje shkelje qe meriton gjobe per keso, edhe per mua, behet gurgule!
Neser do ju drejtohem me nje shkrese me sqarimet perkatese, per Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Drejtorin e SHCBA dhe prokurorine e cila duhet te pyese me cilesine e deshmitarit te gjithe personat pjesmarres ne darke!”