Skip to content
Aktualitet

Ndodh në Ksamil/ Policia bashkiake i heq shezlonët pronarit të biznesit

· 2 min lexim

Sezoni turistik në vendin tonë duket se ka nisur me konflikte të vazhdueshme përsa i përket hapësirës publike dhe asaj private në plazhe. Një ngjarje e rëndë ndodhi në Velipojë pak ditë më parë , ku për shkak të konfilikteve të dy familjeve për shezlonët e bizneseve të tyre, mbetën të vrarë 4 persona e u plagosën dy të tjerë.

Konfliktet nuk kanë munguar as në jug të vendit, ku ditën e sotme policia ka zbarkuar në një hotel në zonën e plazhit në Ksamil dhe ka larguar pushuesit. Veprimi i policisë erdhi me arsyetimin se plazhi ishte zaptuar pa të drejtë nga pronari i subjektit “Castle”.

Pronari i subjketit, Albert Sulaj ka folur për mediat lokale duke thënë se vendimi i policisë ka qenë i padrejtë, për sa kohë në çadra kishte edhe pushues.

Ndërkohë, mësohet se plazhi i është dhënë një biznesmeni tjetër.

“Heqin shezllonet dhe ombrellat nga plazhi “Castle” në mesditen e sotme duke çuar dhe larguar pushuesit nga plazhi.

“Pushtusi” e gjeti të shtruar… është një një qiramarës që nuk plotësonte asnjë kriter për tu paisur me stacion plazhi, besomni ju lutem.

Plazhi eshtë i investuar duke krijuar standarte për pushuesit… i mirëmbajtur 12 muaj viti, janë paguar taksat rregullisht shtetit dhe janë punësuar dhe siguruar nga biznesi mbi 15 familje në sezon.

Ju lutem bëni komentin ashtu sikurse e mendoni dhe gjykoni ju”, ka thënë Albert Sulaj për mediat lokale.