Një përzirje e vaksinave të Covid-19 në dozat e para dhe të dyta – jep mbrojtje të mirë kundër virusit, ka zbuluar një studim në Mbretërinë e Bashkuar.
Studimi i Com-Cov vështroi efikasitetin e dy dozave të Pfizer, dy të AstraZeneca, ose njëra prej tyre e ndjekur nga tjetra.
Të gjitha kombinimet funksionuan mirë, duke përgatitur sistemin imunitar. Kjo njohuri mund të ofrojë fleksibilitet për përdorimin e vaksinave, thonë ekspertët.
Rezultatet e studimit gjithashtu lënë të kuptohet se njerëzit që kanë marrë tashmë dy doza të vaksinës AstraZeneca mund të kenë një përgjigje më të fortë imune nëse u jepet një vaksinë ndryshe si përforcues nëse rekomandohet në vjeshtë.
Disa vende tashmë po përdorin kombinimin e dozave të vaksinave të ndryshme. Spanja dhe Gjermania po ofrojnë vaksinat Pfizer ose Moderna mRNA si një dozë e dytë për të rinjtë që kanë marrë tashmë një dozë të parë të vaksinës AstraZeneca, pas shqetësimeve në lidhje me mpiksjet e rralla, por serioze të gjakut, sesa për efektshmërinë.
Ndërkohë, një tjetër studim i realizuar më parë, i cili gjithashtu doli të hënën, sugjeron një dozë të tretë të vaksinës AstraZeneca, dhënë më shumë se gjashtë muaj pas të dytës, gjë që rrit sistemin imunitar.
Por ekspertët thonë se është shumë herët të dihet nëse njerëzit do të kenë nevojë për një dozë përforcuese këtë vit përpara dimrit. Është ende e paqartë se sa imuniteti mund të zbehet me kalimin e kohës.