Pas deklaratave të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçipër situatën në vend, ka reaguar me anë të një deklarate për mediat nga selia blu Enkeled Alibeaj.
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike tha se regjimi nuk mban përgjegjësi për gjunjëzimin para krimit dhe sipas regjimit fajin e kanë shqiptarët, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.Alibeaj ndër të tjera thotë se faturën e këtij bashkëpunimi të pështirë midis politikës dhe krimit, po e paguajnë familjet shqiptare, sepse një pushtet i marrë me krimin, nuk vret vetëm demokracinë, por vret të pafajshëm në cdo cep të Shqipërisë.
Deklaratë e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj
E dëgjuam zëdhënësin e regjimit Rama-Doshi teksa lante duart me kapitullimin e rendit dhe sigurisë në vend.
Fjalë dhe vetëm fjalë nga ata që kanë rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë.
Për zëdhënësin e regjimit në ministrinë e brendshme, fajin e kanë shqiptarët, fajin e kanë viktimat, fajin e kanë familjet shqiptare që jetojnë në ankthin e breshërisë së radhës apo përgjakjes së radhës, por kurrsesi ata që të vetmen strategji kanë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.
Fatkeqësisht, përvec gjunjëzimit para krimit, ata nuk kanë cfarë t’ju ofrojnë shqiptarëve.
Modeli që kanë ndërtuar ndër vite është ai i kriminalizmit të institucioneve dhe të politikës për të marrë dhe për të mbajtur pushtetin me cdo cmim. Me krimin dhe për krimin.
Faturën e këtij bashkëpunimi të pështirë midis politikës dhe krimit, po e paguajnë familjet shqiptare, sepse një pushtet i marrë me krimin, nuk vret vetëm demokraciën, por vret të pafajshëm në cdo cep të Shqipërisë.
Pa u goditur ky model, pa u zhbërë aleanca midis regjimit Rama-Doshi dhe krimit të organizuar, pasiguria do të mbretërojë në cdo shtëpi, në cdo rrugë, në cdo lagje dhe në cdo qytet.
Partia Demokratike, bashkë me shumicën e shqiptarëve që në 25 prill votuan për largimin e këtij regjimin dhe fundin e modelit të politikës të lidhur me krimin, do të vazhdojë luftën për ndarjen e politikës nga krimin, për kthimin e legjitimitetit në vend, si të vetmen rrugë për të garantuar rend dhe siguri për familjet shqiptare.