Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Drimadhes, pas një konflikti të çastit mes tre personash.
Mësohet se 28-vjeari me inicialet H.F., në gjendje të dehur ka hyrë në një lokal duke bërtitur dhe bërë zhurmë, duke detyruar kamarierin t’i afrohej dhe t’i kërkonte që të ulte zërin.
Kjo kërkesë e kamarierit, nuk i pëlqeu 28-vjeçarit, i cili u konfliktua fizikisht me të dhe një person tjetër në lokal, si dhe më pas ka shkuar në makinë e tij, ku ka marrë pistoletën manovër dhe ka qëlluar në drejtim të kamarierit.
Policia e Vlorës bën me dije se pas ngjarjes, 28-vjeçari ka rënë në pranga dhe materialet hetimore i kanë kaluar Gjykatës.
Njoftimi i policisë:
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes, gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, shkruhej në njoftimin e Policisë.
Edhe plazhi i Drimadhes i shtohet listës së pika turistike problematike, pas vrasjeve në Vlorë e Velipojë, si dhe përplasjeve fizike të vazhdueshme në Shëngjin, Durrës, si dhe në vende të tjera.