Një ngjarje e rëndë tronditi Velipojën pak pas mesnate, ku nga një përplasje me armë zjarri mes dy familjeve mbetën katër të vrarë dhe dy të plagosur.
Mësohet se dy personat të cilët kanë mbetur të plagosur nga ngjarja e rëndë në Velipojë, janë jashtë rrezikut për jetën por kanë plagë të dukshme.
Bëhet fjalë për 54-vjeçarin, Hasan Ferracaku dhe 17-vjeçari, Elmelind Dyli. Sipas burimeve nga Spitali i Traumës ku ndodhen dy të plagosurit, Hasan Ferracaku ka dëmtime në dorë dhe parakrah, ndërsa Elmelind Dyli, nipi i viktimës Kujtim Ferracaku ka lëndime tek gjuri i këmbës, shkruan “Balkanëeb”.
Kujtojmë se të dy këta persona dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur ku u vranë dy vëllezërit Gocaj, 20-vjeçari Myzerim Zeneli si dhe Kujtim Ferracaku. Gjithashtu policianë një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë ka thënë se janë shoqëruar 20 persona dhe se dyshohet se është qëlluar me 6 armë zjarri. Të vdekur kanë mbetur biznesmeni Kujtim Ferracaku, babai i Arjan Ferracakut të ekzekutuar në Shkodër tre vite më parë. Po ashtu kanë humbur jetën dy pjesëtarë të familjes Gocaj, Xhovano dhe Edmond Gocaj, si dhe punonjësi i shezlongëve Myzerim Zeneli. Gjithashtu në vend ka qenë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të tjerë të policisë, teksa specialistë të kriminalistikës kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.