Skip to content
Kronikë

Një i mbytur në Durrës dhe një i vdekur në Fier, policia jep detajet për ngjarjet e rënda

· 2 min lexim

Një person i pajetë është gjetur ditën e sotme rreth orës 19:40 në lagjen nr.të Durrësit në breg të detit. Dyshimet paraprake të policisë janë se ai mund të jetë mbytur. Personi në fjalë është ende i paidentifikuar.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit.

Ndërkohë në Fier, një person është gjetur i pajetë pranë burgut në fshatin e quajtur Sheqishte. Ai është gjetur nga famijarët në tokat e tij pa shenja jete. Policia ka konstatuar nga këqyrja e trupit të 45-vjeçarit se ai nuk ka pasur shenja dhune. Dyshimet paraparke janë se ai mund të jetë vetëhelmuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:40, në fshatin Sheqishte është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, shtetasi N. G., 45 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëhelmuar dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 45-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes.