Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar disa dokumente që sipas tij tregojnë se Ministria e Drejtësisë i ka anashkaluar sugjerimet e ONM-së për Reformën në Drejtësi. Vasili shkruan se ONM ngriti shqetësime të mëdha për shumë kandidatë për KLGJ dhe KLP si krejt të papërshtatshëm, por sërish ata u zgjodhën në këto pozicione.
Postimi i Vasilit:
Problemet e ONM-se sot, te paralajmeruara nga Ministria e Drejtesise qe ne vitin 2017!!(DOKUMENTE).
Zbehja dhe anashkalimi sot e ne vazhdimesi i rolit te ONM nga rilindja jane paralajmeruar shume qarte, fort dhe zyrtarisht nga Ministria e Drejtesise, qe ne muajt shkurt- mars te vitit 2017.
ONM u be pjese, ndonese ne menyre anormale, edhe e Kushtetutes se Shqiperise si garanci e integritetit te zbatimin te Reformes ne Drejtesi.
Me Dokumente zyrtare, instancat me te larta te BE-se ne Bruksel dhe Delegacioni i BE ne Tirane si dhe Kreret me te larte te shtetit jane paralajmeruar: se mosberja e Mareveshjes Nderkombetare per ONM sic Kushtetuta e kerkonte do te sillte konfuzion, vonesa dhe paqartesi ne permbushjen e rolit kyc, qe ONM kishte.
Gjithashtu Nderkombetaret u paralajmeruan se paqartesite dhe prezenca politike ne Bordin e Administrimit do te cenonte thelle permbushjen e funksioneve te ONM.
Ministria e Drejtesise insistoi gjate ne ate kohe ne zbatimin nje per nje te Kushtetutes dhe Ligjit.
Por Nderkombetaret dhe qeveria e rilindjes u demostruam thellesisht refraktare dhe refuzuues qe te reflektonin lidhur me keto shqetesime te forta parimore dhe te bazuara ne Kushtetute e Ligj
Per pasoje ONM u perball qe ne fillim e deri sot me perbuzjen e maxhorances rilindase, e cila realizoi kapjen e drejtesise dhe deformimin e rende te qellimit dhe permbajtjes se Reformes ne Drejtesi.
ONM ngriti shqetesime te medha per shume kandidate per KLGJ dhe KLP si krejt te papershtatshem, por rilindasit i zgjodhen ata duke goditur rende integritetin e reformes dhe duke asgjesuar praktikisht rolin e ONM- se.Edhe ne vazhdimesi ONM eshte refuzuar sistematikisht ne sugjerimet e saj.
Dokumentet, qe po publikojme sot jane nje prove e rende, qe tregon se kur Kushtetuta dhe Ligji dhunohet pasojat jane shume te renda dhe afatgjata.
Ftoj Nderkombetaret ne Shqiperi t’i rilexojne keto Dokumenta dhe te nxjerrin mesimet e duhura ne kete moment teper te veshtire ne te cilin gjendet zbatimi i Reformes ne Drejtesi.